Persona me dhëmbë të njollosur apo të verdhë që nuk zbardhen me trajtime të zakonshme.
Ata që kanë hapësira midis dhëmbëve (diastema) dhe duan t’i mbulojnë pa ortodonci.
Persona me dhëmbë të vegjël, të çrregullt ose të konsumuar që kërkojnë një zgjidhje estetike të shpejtë.
Pacientë që kanë frikë nga shpimi ose ndërhyrjet dhe duan një opsion pa dhimbje.
Para ngjarjeve të rëndësishme (dasma, foto, evente) për një buzëqeshje të bukur në kohë të shkurtër.
Ata që duan të provojnë pamjen e fasetave përpara se të vendosin për faseta të përhershme.
Nuk përdoren për të ngrënë ushqime të forta – mund të thyhen.
Vetëm mbulojnë problemet, nuk i trajtojnë ato.
Nuk përshtaten mirë në raste me dhëmbë shumë të parregullt ose mungesë dhëmbësh.
Zgjidhje e përkohshme, jo afatgjatë.
Kërkojnë kujdes dhe higjienë të rregullt.
Pastrohen çdo ditë me ujë të vakët dhe furçë të butë.
Mos i lani me pastë dhëmbësh, sepse mund t’i gërryejë.
Përdorni solucion të posaçëm ose sapun të butë pa aromë.
Hiqini gjatë ngrënies, sidomos ushqimeve të forta ose ngjitëse.
Mos flini me to, për të shmangur dëmtime dhe grumbullim bakteresh.
Ruajini në kuti të pastër dhe të thatë kur nuk i përdorni.
1.Plotësoni fushat e kërkuara.
2.Prisni që klinika të konfirmojë orarin dhe datën e rezervuar.
3.Sigurohuni të jeni në klinikë sipas terminit të caktuar.
4.Nëse dëshironi të anuloni terminin tuaj, ju lutemi na njoftoni 24h më herët në 045 295 226.