Kirurgji Orale

Kirurgji Orale

Kirurgjia orale përfshin ndërhyrjet që kryhen në gojë, nofulla dhe indet përreth dhëmbëve, nga heqja e dhëmbëve të vështirë deri te vendosja e implanteve dentare. Planifikohet me kujdes dhe zakonisht kryhet me anestezion lokal.

Cakto konsultë në WhatsApp
Shërbimet tona

Çfarë përfshin kirurgjia orale

Zgjidhni shërbimin që ju intereson për më shumë detaje, ose na shkruani dhe do t'ju orientojmë për rastin tuaj.

1

Ball Attachment

Protezë e lëvizshme e fiksuar mbi implante me lidhëse sferike. Stabilitet shumë më i mirë se proteza klasike, me kosto më të arritshme.

Mëso më shumë →
2

All-on-X

Zëvendësim i gjithë harkut dentar me një numër të kufizuar implantesh dhe protezë të fiksuar mbi to.

Mëso më shumë →
3

Implante dentare

Zëvendësim i një ose më shumë dhëmbëve që mungojnë me implant titani dhe kurorë, pa i gërryer dhëmbët e afërt.

Mëso më shumë →
4

Ngritja e sinusit

Procedurë për krijimin e hapësirës kockore në nofullën e sipërme kur kocka është e pamjaftueshme për implant.

Mëso më shumë →
5

Rritja e kockës

Rindërtim i kockës së nofullës me material kockor kur ajo është e dobësuar ose e humbur, para vendosjes së implantit.

Mëso më shumë →
6

Heqja e dhëmbit të mençurisë

Heqje e dhëmbëve të mençurisë dhe e dhëmbëve të përfshirë (të pashpuar) që shkaktojnë dhimbje, infeksion ose ngjeshje.

Mëso më shumë →
7

Apikoektomia

Heqje e majës së rrënjës dhe e infeksionit përreth saj kur trajtimi i kanalit nuk mjafton për ta ruajtur dhëmbin.

Mëso më shumë →
8

Kirurgjia e mishrave

Korrigjime të mishrave të dhëmbëve dhe frenulumit për shëndet periodontal dhe pamje më estetike.

Mëso më shumë →
Kur nevojitet

Kirurgji orale

  • Kur mungojnë një ose më shumë dhëmbë dhe dëshironi zëvendësim të qëndrueshëm
  • Kur proteza e tanishme lëviz, bie ose shkakton dhimbje gjatë ngrënies
  • Kur dhëmbi i mençurisë ose një dhëmb i përfshirë shkakton dhimbje apo infeksion
  • Kur ka infeksion rreth rrënjës që nuk zgjidhet me trajtim konservativ
  • Kur kocka e nofullës është e pamjaftueshme për implant
  • Kur ka nevojë për korrigjim të mishrave të dhëmbëve
Procesi

Si zhvillohet trajtimi

  1. Konsulta dhe ekzaminimiVlerësojmë gjendjen tuaj dhe dëgjojmë çfarë dëshironi.
  2. PlanifikimiMe radiografi dhe analizë të rastit zgjedhim zgjidhjen më të përshtatshme për ju.
  3. NdërhyrjaKryhet me anestezion lokal, në mënyrë të kontrolluar dhe sa më të rehatshme.
  4. Udhëzime dhe kontrolleJu japim udhëzime pas ndërhyrjes dhe ndjekim shërimin me kontrolle.

Cakto Konsultë

Për konsultë, ju lutemi caktoni terminin përmes WhatsApp në numrin 045 295 226.

Shkruaj në WhatsApp
045 295 226
https://nildentals.com/wp-content/uploads/2023/05/nil-final-Copy.png

Besojuni profesionistëve. Ne kujdesemi që pacientët të marrin trajtimin më të mirë.

Na Gjeni Këtu
Rrjete sociale

Na vizitoni NIL Dental Studio edhe në rrjetet sociale. Sigurohuni ta bëni follow për tu informuar rreth risive të reja.

Copyright 2025 . All rights reserved NMN